PD vendos të mbledhë Këshillin Kombëtar më 20 qershor, fushata për kryetar nga 24-27 qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 22:16
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare me 20 qershor.
Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë; Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023; Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.
Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023. Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.
