Deputetët e opozitës nisin mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 13:20
Burime për Ora News bëjnë me dije se deputetët e opozitës kanë nisur mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit.
Deri më tani janë depozituar në Kuvend 3 emra të mbështetur me firma.
Bëhet fjalë për Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

