Vendimi i këshillit kombëtar të PD-së, deri me 20 qershor të dorëzojnë kandidaturat për kryetar

Partia Demokratike do të mbledhë më 20 Qershor këshillin Kombëtar në funksion të procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Vendimi i Kryesisë u mor në orët e vona të të enjtes, ndërsa 9 anëtarë e bojkotuan mbledhjen duke nxjerrë në pah përçarjen e PD zyrtare.  

Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, mbështetës të Lulzim Bashës vendosën mbledhjen e Këshillit Kombëtar me 20 qershor.

Komisioni zgjedhor me 9 anëtarë do të drejtojë procesin zgjedhor të 29 Korrikut, ndërsa 20 qershori është data e fundit për shpalljen kandidaturave

Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Vendimi u mor në orët e vona të së enjtes, në një mbledhje që reflektoi thellimin e ndarjes pas hapjes së garës për kreun e Partisë.

Nga 29 anëtarë, të pranishëm ishin 17 që shihen në këtë foto. Bien në sy Enkelejd Alibeajn dhe Roland Bejko.

Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi edhe pse bojkotoi mbledhjen e kryesisë është shprehur se mbështet plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar.

Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebijaj i u dorëhoqën nga kryesia pas përplasjeve në mbledhjen e 7 qershorit, ku u vendos dhe çelja e garës për kryetar.

Kryesia e partisë demokratike vendosi gjithashtu edhe se Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator të këtij viti.