Orban: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë, keni duruar 13 vite negociata

Në një konferencë më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, duke e cilësuar si diçka të turpshme.

Orban: Kapaciteti i Evropës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë sot BE, është një problem apo mundësi. Shikoni Evropën e sotme, Kroacia, nuk janë anëtarë, si do ishte pamja sot e BE, mendoj se do kishim rritje ekonomike, se ne vendet e Evropës qendrore kemi sjellë ndryshim në Evropë. Se ne mendojmë se kjo është ajo që do të sjellë Shqipëria.  Përgjigja është e thjeshtë; rezervat e rritjes janë në Ballkan, nuk janë në gjendje të tjera të Evropës. Ka rezerva, ekonomik dhe politik. Ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. 

Mendoj se një tendencë arrihet duke u bashkuar të gjithë së bashku. Është e turpshme sesa avash po ecën ky proces për në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet si forcë e madhe se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës. Do e mbështesim në të ardhmen integrimin, jo vetëm për arsyet e miqësisë por dhe për ato që përmenda pak më lart.