Orban: Besoj se firmat hungareze që do të investojnë në Shqipëri do të jenë respektuese ndaj vendi tuaj

Kryeministri hungarez, Viktor Orban në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Hungaria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë.

Gjithashtu ai komentoi edhe investimet, duke thënë se Hungaria ka vuajtur nga investitorë që nuk e respektojnë vendin.

Orban: Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë. Para siç thonin romakët e lashtë paraja nuk mban erë, po i zoti i atyre parave mban erë. Pra mund të ketë edhe investitorë që nuk e respektojnë vendin dhe ne kemi pasur. Kemi vuajtur nga kjo sjellje. Dhe besoj se firmat hungareze që sillen në Shqipëri do të jenë respektuese ndaj këtij vendi.

Firmat, ndërmarrjet hungareze që do të vijnë në Shqipëri nuk do të sillen kurrë në këtë mënyrë. Do të jenë gjithmonë respektuese ndaj vendit, ndaj ligjit, nevojave të këtij vendi. Do t’ju falënderoja shumë për mundësinë që na jepni për bashkëpunim, pavarësisht se jemi ne që sjellim kapitalin. Mendoj se çështja nuk është e thjesht për t’u theksuar. Nuk kemi një bindje të palëkundshme që zgjerimi i BE është i pashmangshëm. Nuk duhet të ulemi dhe të presim, por duhet punuar për këtë. Jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Shqipëria duhet të nxitojë të anëtarësohet. I kam mbështetur iniciativat që ka bërë Rama në të kaluarën dhe ato që do të bëjë në të ardhmen. Të gjitha ato koezione që arrijnë nga Europa në Shqipëri apo Hungari, të arrijë në atë nivel që mos të presim formalizimin e anëtarësimit, por të vijojmë atë punë për Shqipërinë.