Pula: Procesi i dialogut po shihet si një dështim, Brukseli hera herës ka mbajtur anën e Serbisë
Në një intervistë për RTV Ora, analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula u shpreh se reagimi i DASH për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës është tepër i vonë.
Ai tha se Procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës po shihet si një dështim, ndërsa Brukseli hera herës ka mbajture anën e Serbisë.
Pula: Reagimi i DASH është tepër vonë dhe për të sqaruar gjithë procesin i cili ka 2 ditë, ka brenda Kosovës janë rrëmbyer zyrtarë të policisë kufitare të Kosovës. Natyrisht që Brukseli ka treguar një vobektësi në këtë proces dhe e kam thënë edhe herë të tjera, Brukseli në asnjë rrethanë nuk e ka treguar angazhimi ne tij të sinqertë dhe çdo herë është dashur që të ndërhyjë SHBA-ja sa herë kemi pasur acarime me Serbinë.
Ky rast është flagrant dhe minon procesin e përpjekjet për normalizim mes dy vendeve, do të duhej të kishte një angazhim matanë oqeanit dhe të ketë kërkesa ndaj Serbisë zyrtare. E gjitha kjo ka nxitur një pakënaqësi të madhe dhe mund të nxisë një efekt domino në gjithë Ballkanin, pasi ne nuk e kemi përfunduar luftën me Serbinë juridikisht, nuk kemi një traktat paqeje për të garantuar një paqe të përhershme. Procesi i dialogut po shihet si një dështim, ndërsa Brukseli hera herës ka mbajture anën e Serbisë.
