Aksidentoi për vdekje me makinë 17-vjeçarin Enjo Saliaj, Gjykata kalon për gjykim Sildi Krashin

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të Sildi Krashit, shoferit që aksidentoi për vdekje mbrëmjen e 2 shkurtit 17-vjeçarin Enjo Saliaj.

Krashi ka shprehur pendesë për ngjarjen duke iu kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen.

Këtë të mërkurë, shokët e Enjo Saliajt, paralelisht me seancën protestuan para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij.

Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor elektrik, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin i cili u arrestua.

Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.