Dyshohet se do përdorej për trafik, gjendet brenda një kamioni me jonxhë gomonia 10 metra e gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 10:39
Një gomone që dyshohet se do përdorej për trafik droge është gjetur në Vlorë.
Gomonia është gjetur në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave “Shqiponja”.
Nga informacionet paraprake mësohet se gomonia është gati 10 metra dhe u gjet brenda një kamioni me jonxhë.
Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.

