Braktiset veliera në ujërat ndërkombëtare, ankorohet në portin e Sarandës
Një veliere është gjetur e braktisur në ujërat ndërkombëtare. Mjeti i lundrimit është pikasur nga një anije peshkimi.
Veliera rezultoi se lundronte pa ekuipazh ne bord. Me të marrë njoftim, forcat e Komisariatit të Policisë Kufitare kanë shkuar në vend dhe kanë tërhequr velierën.
Veliera e quajtur “Bavaria 50” është ankoruar në Portin e Peshkimit të Sarandës, ndërkohë që vijojnë hetimet për arsyet se pse është braktisur veliera.
Mesohet se Veliera “Bavaria 50” është pa flamur, ka numer motorri po nuk kishte as GPS.
"E gjeti anija e peshkimit me pronar Gjergj Luca, me peshkatare turq. Eshtë njoftuar Guardia di Finanza e cila ka shkuar në vend. Ka kryer kontrollin në velierë dhe mandej e ka sjelle ne port peshkarexha e kompanisë “Rozafa”.
Sipas ligjeve detare Veliera do qendroje ne port 20 dite, nese nuk i del pronari e perveresojne ata qe e kane gjetur…", raportojne burime.


