Ndiqte ambulancën, i pezullohet lejedrejtimi shoferit në Tiranë

Policia e Tiranës procedoi me masë administrative dhe i pezulloi lejen e drejtimit shoferit i cili ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence.

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.