KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Ylli Bashaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Tiranës, Ylli Bashaj.

Gjatë seancës dëgjimore, Bashaj u pyet në lidhje me koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000.

Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, u vunë në dukje ndryshime në deklarime dhe një pagesë shtesë pas nënshkrimit të kontratës.

KPK megjithatë ka vlerësuar se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe vendosi konfirmimin e Bashajt në detyrë.

Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.