Maturantët synojnë “emigrimin”, studimet jashtë shtetit në fokus për të ardhme më të mirë

Çdo vit, mijëra studentë shqiptarë vendosin të studiojne jashtë kufijve për të siguriar siç thonë ata një arsimim më të mirë, por edhe një mundësi më të mirë prë të ardhmen.

Përfundimi  i maturës është dhe fillimi i një udhëtimi të ri për shumë studentë.

Pjesa më e madhe e tyre do të vijojë ciklin e studimeve në universitet, idetë i kanë të qarta se ku dhe çfarë dege do të ndjekin.

Studimi jashtë vendit shume e shohin si mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë.

"Kemi më shumë mundësi studimi.

Në Angli se mendoj që ka më shumë mundësi pune.

Mendoj se jashtë për momentin.

Mendoj se ka më shumë mundësi jashtë për zhanrin që unë këndoj dhe mundësitë këtu janë pak të vështira, prandaj mendoj të shpërngulem jashtë," thonë ata.

Gjithnjë e më i paktë është numri i atyre që mendojnë të qëndrojnë në Shqipëri.

"Normal në Shqipëri, gjithmonë ku ka si vendi yt," tha një maturant.