Diplomohen 1000 studentë të Mjekësisë/ Dekanë, pedagogë e të afërm i përgëzojnë për nisjen e kapitullit të ri
Dita e sotme është shumë e rëndësishme për studentët e Universitetit të Mjekësisë.
Familjarët, miqtë dhe profesorët i uruan për fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre profesionale.
Në ceremoni, rektori i Universitetit të Mjekësisë i falënderoi ato punën e palodhur dhe angazhimin e tyre për të arritur rezultatet e larta akademike.
"Vitet dhe studimet tuaja nuk kanë qënë të lehta, tërmeti dhe pandemia e vështirësuan procesin e formimit universitar por ofruan dhe një sfidë dhe ekperiencë të papërsëritshme në historinë recente," tha ai.
Dekanët theksuan rëndësinë e profesionit të mjekut dhe rolin që ata do të luajnë në shërimin dhe mirëqenien e të tjerëve.
"Kush ka shpëtuar një jetë, ka shpëtuar njerëzimin dhe do të doja ta vazhdoja me një shprehje të Nënë Terezës që thotë:"Ne vërtet s'bëjmë dot të gjtihë punë të mëdha por ajo që është e rëndësishme është që të bëjmë përditë gjëra të vogla por me dashuri të madhe.
Faleminderit për punën e përditshme tuajën," thanë ata.
Në ceremoni u diplomuan mbi 1000 studentë në të gjitha degët e mjekësisë nga infermieria e deri tek mjekësia.
