Publikohen notat e Gjuhës së Huaj, rriten mbetësit, përgjysmohen ekselentët

Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj, Matura Shtetërore 2023.

Më datë 1 qershor, 30 mijë maturantë nisën procesin e maturës shtetërore me provimin e gjuhës së huaj.

Ky ishte provimi i gjuhës së huaj, të cilin e kryen në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.17% ndërsa nota mesatare është 7.68.

Është vënë re se këtë vit është rritur numri i mbetësve në provimin e Gjuhës së Huaj me 20% ndërsa numri i ekselentëve është përgjysmuar.

"Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!" shkroi ministrja Kushi.