E rëndë në Gjirokastër/ 59 vjeçarin e zë zetori poshtë, ndërron jetë

Një 59 vjecar ka ndërruar jetë pasi teksa po udhëtonte me zetor, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke e zënë poshtë.

"Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën," njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.