Unioni i gazetarëve dekoron presidentin e parë Alfred Moisiun

Alfred Moisiu është presidenti i parë konsensual në Shqipëri. Në mandatin e tij në vitet 2002 dhe 2007 arriti të bënte bashkë politikën dhe të gjente rrugën e kompromisit në përplasjen e fortë të asaj kohe Berisha –Nano.

Gjatë detyrës në krye të shtetit por edhe më pas në mesazhet e tij ka qenë në mbrojtje të kombit dhe të drejtat e njeriut

Për kontributin e dhënë unioni i gazetarëve i ka akorduar ‘dekoratën e artë të shqiponjës, ndërsa vetë Moisiu solli në vëmendje mesazhin që i dha politikës ditën kur u votua.

Rolin e tij e vlerëson dhe ish-presidenti Bamir Topi, madje ai kërkon që politika e sotme për zgjidhje të krizës duhet të marrë shembuj nga veprimet e Moisiut në atë periudhë.

"Sot është dita e shqiptarëve, do të hidhnin vështrimin për të parë nëj burrë qytetar, patriot, që asnjëherë nuk u lëkund para moralit dhe karakterit të tij. Mirënjohja është virtyti më i lartë, kjo i shkon atyre që kanë mënduatr për këtë popull dhe kanë bërë shumë mirë," tha ai.

Në ceremoni morën pjesë anëtarë të akademisë së shkencës, politikanë dhe aktivistë të njohur të shoqërisë civile.