Shpërndanin lëndë narkotike të fortë në Dhërmi, në pranga 2 turistë anglezë

Në Shqipëri turistët duket se nuk po vijnë vetëm për plazhin por edhe për të shpërndarë drogë.  Policia ka bërë të ditur se janë ndaluar 2 shtetas anglezë të cilët  shpërndanin doza të drogërave të forta në dhërmi

Pas ndalimit është ushtruar kontroll në banesën e tyre ku janë gjetur 37 doza të lëndës narkotike  GHB, Gamma- hydroxybutyrate. Informacionet për G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç, të dy banues në Londër kishin ardhur nga informacionet në terren.

Ata vepronin kryesisht në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik dhe në fokus kishin gjithashtu turistët e huaj.

Një javë më parë në jug të shqipërisë u kapën edhe dy shtetas të tjerë britanik me të njëjtën akuzë.

S.Richards, 27 vjeç dhe R. Deacon, 33 vjeç akuzohen se shpërndanin drogëra të forta si kokainë dhe ekstazi.

Atyrë iu sekuestruan 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike, 50 doza kokainë, kanabis dhe ekstazi.  Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3. 2 milionë lekë, 12 mijë euro dhe 2 mijë paund.