Stina e nxehtë e kanabisit në Shqipëri, Rrumbullaku u bën “dush të ftohtë” disa prej vartësve

Takimi i një ditë më parë mes drejtorit të policisë së shtetit  Muhamet Rrumbullaku dhe vartësve të tij duket se më shumë ka shërbyer si paralajmerime se sa këshilla dhe porosi. Për luftën anti kanabis Rrumbullaku kishte vrejtje tek vartësit për gjurminin e tyre pasi në këtë faze dukët që më shumë informacionë po jep guarda di finanza.Po ashtu porosi ksihte dhe për krimet mjedisorë e kryesit në zonët bregdetare

Teksa prej më shumë se 1 muaji drejtori I përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku u  është drejtuar vartësve te tij që të kenë rezultatë në luftën ndaj kanabisit, disa prej drejtorive vendore nuk po zbatojnë porosinë.

Një ditë më parë në mbledhjën që u zhvillua në ambjetet e drejtorisë, numri një bluve u bëri dush të ftohtë disa drejtuesve të cilët ende nuk kanë arritur të gjurmojnë kanabis.

Në mbledhjen më dyer të mbyllura burimet thonë se drejtuesi  madhorë qortoi vartësit e  drejtorisë si Gjirokastra, Vlora ,Lezhë.

Sipas të njëjtin burim u është kërkuar më shumë punë në gjurminin e kanabisit dhe asgjesimit e tyre.

Po ashtu Rrumbullaku u ka bërë të qartë që në fund të këtij sezoni do të shikohën bilancet e punës për cdo drejtori vendore ku secili do te mbajë përgjegjësi mbi punën etij.  Ai kërkoi që informacioni të jetë mëkonkret nga terreni dhe jo sasia e gjemimit raportohet më shumë nga monitorimi prej guardia di financa

E ndërsa për qarqet që kanë territor zonat  bregdetare,Rrumbullaku u shpreh se nuk do të toleroi asnjë që lejon krimet mjedisore.Edhe këtë të shtunë ka vijuar kontrollet antikanabis.

Edhe këtë të shtunë raportimet për zbulimet e lëndës narkotike janë bërë në veri. 700 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të 2 fshatrave të Krujës dhe të malit të Bruzit ku edhe u asgjësuan duke u djegur.

E ndërsa në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj të Lezhës janë gjetur 436 bimë narkotike. Policia thotë se ka asgjesuar lëndën narkotike duke i djegur ato. Në tre javë janë asgjësuar rreth 25 mijë rrënjë kanabis kryesisht në veri.