Autor në masakrën e Velipojës për çadrat e plazhit, arrestohet në Itali Elmilind Dyli, i iku drejtësisë nga shtëpia
19 vjecari Elmilind Dyli, i akuzuar si një prej autorëve të Masakrës ssë Velipojës të vitit 2021 ku 4 persona u vranë për shkak të një konflikti për zhelongët është vënë në pranga në Itali. I riu ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata, por u arratis për ti shpëtuar dënimit
Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së velipojës të Vitit 2021, me 4 persona të vrarë pas një sherri për shezlongët, u vu në pranga në Itali, ku ishte arratisur gjatë kohës që po hetohej në masën e “arrestit në shtëpi”.
Dyli, aso kohe vetëm 17-vjeç u arrestua menjëherë pas ngjarjes, por rezulton se është nxjerrë nga qelia me një masë më të lehtë sigurie, të cilën e ka shfrytëzuar për ti shpëtuar drejtësisë.
I riu u lokalizua në zonën e Riminit në Itali, ku burime thonë se jetojnë edhe anëtarë të tjerë të familjes së tij!
Atje u vu në pranga me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë ku do të përballet sërish me akuzat e vrasjes dhe armëmbajtje pa leje, për të cilat ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar
Ajo që njihet si masakra e Velipojës, ndodhi në orët e para të 27 qershorit të 2021, dhe kishte si shkak një përplasje mes anëtarëve të familjes Gocaj dhe Verracaku për vendopsjen e çadrave të plazhit përpara bizneseve të tyre.
Si pasojë e konfliktit me armë mbetën viktima vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.
Hasan Verracaku dhe Elmilind Dyli nipi i familjes Verracaku u plagosën nga të shtënat.
Gjithcka ndodhi në oborrin e Gocaj, ku sipas dosjes së Prokurorisë anëtarët e familjes Verracaku shkuan të armatosur në një takim për sqarimin e ndarjes së parcelave të plazhit.
Debatet përshkallëzuan në përdorimin e armëve të zjarrit që lanë pas 4 viktima dhe 2 të plagosur.
Masakra e Velipojës erdhi në qendër të vëmendjes edhe pak ditë më parë kur 30 vjecarja Milena Deraj u vu në pranga, me akuzën se i kishte marrë 340 mijë euro familjes së Abedin Verracakut me premtimin se do ti ndihmonte për ti shpëtuar dënimit maksimal në procesin gjyqësore.