Diplomohet studentja e mjeksisë: Synoj të hap një klinikë, do të qëndroj në Shqipëri
Pas 5 viteve studime dhe përpjekjes së madhe, Nadja Molloholli sot diplomohet, një moment i rëndësishëm në jetën e saj.
E shoqëruar nga familjarët e saj 24 vjeçarja tregon emocionet.
"Janë emocione pak të çuditshme, mezi pres që të fillojë dhe të shohim se si është e organizuar," tha ajo.
Ka studiuar në degën e stomatologjisë. Duke përfunduar këtë kapitull në jetën e saj, ajo hap një dritare të re të mundësive dhe perspektivave për të ardhmen e saj.
"E rëndësishme është që u finalizuan 5 vite në atë hark kohor që duheshin finalizuar dhe për këtë jam shumë e lumtur," tha ajo.
Ka vendosur që të punojë në Shqipëri dhe është e vetëdijshme se me punë dhe përkushtim, mund të arrijë objektivat që i ka vënë vetes.
"Shqipëria është një vend që nëqoftëse ti punon fort dhe mbi të gjtiha ke pasionin, dëshirën dhe vullnetin për të punuar ia arrin. Mbase jo aq lehtë sa në një vend tjetër por ja arrihet," tha ajo.
Në një të ardhme të afërt është dhe hapja e një klinike.
"Planet dhe dëshirat janë sigurisht një klinikë në të ardhmen e afërt, por kjo vjen pas një pune të përditshme, eksperience disavjeçare dhe sigurisht shpresojmë që ta arrijmë hapjen e një klinike," tha ajo.
Degën që zgjodhi ta ndjekë thotë se e kishte dëshirë që e vogël e sot pas përfundimit me sukses të sakrificave ajo është gati për të dhënë kontribunin e saj në degën e stomatologjisë.
