Rama "Qytetar nderi" në Itali, kryeministri mori titullin në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri
Kryeministri Edi Rama mori titullin qytetar nderi në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. Sippas kreut të shtetit me ky titull tregon një gjest miqësie.
Kryeministri Edi Rama u shpall qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, në qytezën ku sipas tij, kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.
“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi.”
Në fjalën e tij, Rama tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë.
“Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror. Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet.”
Gjatë vizitës në kalabri, kreu i shtetit u shoqërua nga bashkëshortja e tij.
Gjithashtu gjatë vizitës në komunat arbëreshe delegacioni shqiptar do të marr pjesë në evente kulturore të organizuara nga administrata lokale e shoqatat e komunitetit arbëreshë.
