Betimet e kryetarëve të rinj të bashkive pas 4 gushtit, tre bashki ende në pikëpytje
Teksa Partia Socialiste doli fitimtare në zgjedhjet e 14 majit, pritet që kryetarët e rinj të bashkive të betohen pas 4 gushtit. Por mbeten ende në pikëpyetje bashkitë Rrogozhinë, Mallakastër dhe Himarë.
Kryetarët e rinj të bashkive presin të nisin punën pas 4 gushtit.
Pas zgjedhjeve të 14 majit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj do të depozitojnë kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.
Ndërkohë mbeten ende në pikëpyetje mandatet e kryebashkiakëve për disa bashki ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar vendimin e komisionit qendror të zgjedhjeve.
KAS vendosi për rihapjen e kutive në bashkinë, Rrogozhinë me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për manipulim të votave. Duke rikthyer garën mes Edison Memollës, i cili fitoi zgjedhjet me vetëm 23 vota më shumë kundër kandidatit të koalcionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha. Gjithashtu KAS ka lënë pezull bashkinë Belsh, ku të hënën do të vendoset nëse do të rihapen kutitë.
Por një nga bashkitë me pikëpyetjen më të madhe është Himara, ku u zgjodh nga qytetarët Fredi Beleri, i cili u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve për shit-blerje të votës.
Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim të prerë për Belerin, i cili ndodhet ende prapa hekurave.
