Kishin ardhur si turistë, britanikët shpërndanin kokainë, kanabis dhe ekstrazi në Dhërmi

Edhe një herë politikanë britanikë që përdorin gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve morën përgjigje se krimi nuk ka etni. Tre anglezë të ardhur në Shqipëri si turistë ishin shndërruar në shpërndarës droge në zonën turistike të Dhërmiut.

Nga Anglia kishin ardhur si turistë, por në Dhërmi ishin vendosur për të shpërndarë drogë.

Dy anglezët Stephen Richards dhe Richards Deacon vunë në pranga nga policia e Vlorës, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim pasi në bashkëpunim kishin ngritur këtë veprimtari kriminale!

Të tre kishin mbërritur në vendin tonë prej disa ditësh dhe ishin vendosur në zonën turistike!

Nën petkun e turistit në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin kokainë, kanabis dhe ekstazi, kryesisht për turistë të tjerë të huaj.

Shpërndarjen e drogës kryesisht e bënin në lokalët e natës dhe aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në zonat bregdetare.

Por veprimtaria ishte zbuluar nga policia e Vlorës që arriti të arrestojë dy prej tyre.

Anglezëve iu gjetën rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë,  12 110 euro dhe 2 060 paund.

Shqiptarët kanë qenë viktima të gjuhës raciste nga politikanë britanikë për shkak të rasteve të shtetasve shqiptare të përfshirë në veprimtari të ndaluara, por muajt e fundit në vendin tonë janë zbuluar raste të shtetasve anglezë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Veçse si shpërndarës droge, siç është rasti i fundit i zbuluar në Vlorë, disa javë më parë shtetas britanikë rezultuan të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës. 

Kishin ardhur si turistë, britanikët shpërndanin kokainë,