“Nata e magjishme europiane” Kastriot Tusha e Josif Gjipali bëhen bashkë në Tiranë, me repertor të përzgjedhur

Si rrallë në Shqipëri, dy tenorët nga më të kërkuarit në botë janë bërë bashkë për të dhuruar një natë magjike. Josif Gjipali e Kastriot Tusha kanë dhuruar në natën evropiane nota të paharrueshme. Së bashku me emra të njohur të muzikës në vend kanë bërë për vete spektatorët që zhveshën kostumin politik e mediatik

Dy tenorët me famë botërore Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali janë bërë bashkë për të ofruar një natë magjike, që u shijua në maksimum nga ata që kishin fatin ta ndjekin.

Një repertor i zgjedhur me kujdes nga mjeshtrat që tashmë janë ndër më të kërkuar në arenën ndërkombëtare.

Muzika greke e franceze, ritmi spanjoll e italiane përfshiu spektatorët.

nuk mungoj as interpretimi i mjeshtrit të violinës Zeqir Sulkuqi.

Thuajse në të gjithë mbrëmjen spektarorët zhveshën kostumin e personazhit publik, politik a mediatik dhe u bënë pjesë e muzikës.

Magjinë "Natës Evropiane" ia shtuan dhe zërat e Sabri Fejzullahut, Vikena Kamenicës, Ardita Menin, Anina Papasergios, Ardian Trebickës e Zeqir Sulkuqi.