Rruga e Kombit lë banorët "të bllokuar", nuk shkojnë dot në tokat bujqësore

Ndërtimi i “Rrugës së Kombit” krahas shkurtimit të distancës solli edhe zhvillimin e zonave për rreth, por shumë banorë ngelën pa rrugë lidhëse me autostradën apo aksesimin e tokave bujqësore nga mungesa e mbi dhe nënkalimeve.

Një rast i tillë prej 13 vitesh detyron familjen e Sami Didës në fshatin Breg-Lumë të Kukësit te eci në këmbë apo edhe të rrezikoj jetën duke u futur në krah të kundërt të korsisë, e më e rrëzikshmja kthimi i automjetit në mes të autostradës.

"Që kur është shtruar autostrada e deri sot unë jam i bllokuar. Unë jam pa rrugë, jam i vetmi unë dhe shtëpia ime sepse projekti që ka qënë nuk është zbatuar. Ky projekt është vjedhur," tha ai.

Ndërtimi i rrugës hyrëse të fshatit buxhetit të shtetit, sipas kryetarit të fshatit Breg-Lumë Hamit Dida, i ka kushtuar 260 miljon lekë të reja.

Projekti ka qenë për ndërtimin e kësaj hyrje me dy korsi, por në realitet u bë vetëm me një kalim duke bllokuar dy banesa të fshatit.

"Aktualisht kjo është e pakalueshme, rrugë fshati është dhe s'kanë ku shkojnë as lopët. Kaq ngushtë ëshët sa sta merr mendja," tha ai.

Rruga e Kombit u ndërtua gjatë viteve 2007-2009 me fondet e buxhetit të shtetit ku në projekt ishte edhe ndërtimi i hyrje-daljeve të fshatrave me këtë arterie të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën.