Rritja e pagave të mjekëve, Vasili: Hipokrizi, ku është shëndetësia falas që u premtua
Pak ditë më parë parlamenti votoi rritjen e pagave për punonjësit e administratës dhe deputetët e ministrat.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka treguar vlerësimin e mjekëve specialistë në QSUT për rritjen historike të pagës.
Për këtë, ka reaguar dhe nënkryetari i PL-së Petrit Vasili i cili e quan një cinizëm të kryeministrit i cili i ka përdorur mjekët për propagandë duke rikujtuar shëndetësinë falas, premtim që sipas tij nuk është mbajtur.
"Hipokrizi e madhe dhe cinizem pa fre shperdorimi i mjekeve nga Rama per propagande! Po Shendetesia falas, qe premtoi ky ku eshte?
Ky ishte premtimi me te cilin mashtroi shqiptaret dhe qe ishte thjesht dhe vetem nje genjeshter e nje kryeministri, qe per karrigen shet çdo gje.
Po per dhjetra e qindra milion euro, qe shqiptaret paguan nga xhepat e tyre te varfer per Covidin a nuk bie gjithe pergjegjesia mbi kete?
Sa here mjeket jane ndjere dhe ndihen te pafuqishem ti ndihmojne pacientet dhe u sugjerojne trajtime jashte vendit sepse mungojne kushtet.
Sa mijra e mijra shqiptare marrin sherbime ne klinikat e spitalet private sepse nuk i arrijne dhe nuk i gjejne dot ne strukturat publike dhe shifrat jane kaq te larta sa kurre ndonjehere.
Po per qindra e mijra infermiere qe u larguan nga Shqiperia apo kane shkuar ne aktivitete private a nuk bie pergjesia mbi kete?
Po per pagen e mijra mjekeve te tjere te familjes, te pergjithshem ane e mbane vendit qe u rrit ne menyre qesharake a nuk bie pergjegjesia mbi kete?
Po mjeket perse i perdor ky per spotet e tija te propagandes, perse nuk i le te qete te bejne punen e tyre sipas betimit te Hipokratit dhe detyrimit qe kane perpara pacienteve e qytetareve.
Perdorimi i mjekeve eshte sa i dhimbshem aq edhe hipokrit, sa perçmues aq edhe cinik.
Ky qe u kujtua tu rrise rrogen pas 10 vjeteve duhet pyetur: Po 10 vjet a ke pyetur si ja dolen dot keta mjeke per veten dhe familjen e tyre, nderkohe qe koncesionet e ketij baderdisen qindra milion euro.
Boll i perdore dhe shperdore mjeket per propagande qe nga Covidi, ne kohe fushatash elektorale apo sa here ke hall.
Halli ruajtjes se vendit te punes i ben mjeket qe te behen pjese e spoteve recituese propagandistike te ketij kryeministri, qe menyre jetese dhe pune ka vetem hakmarrjen e verber dhe psikopatike!
Mjeket kane bere betimin e Hipokratit dhe jo te hipokritit or ti Ramë."
