Guardiola do të largohet nga Manchester City? Rriten kuotat pas fitores së titullit

Guardiola do të largohet nga Manchester City? Rriten kuotat pas fitores së titullit
“The Sun” në Angli beson se pas fitores së titullit të pestë në shtatë vitet e tij te Manchester City, Pep Guardiola do të largohet. Tabloidi thekson se në inbtervistën e fundit përpara humbjes së Arsenalit që i dorëzoi edhe titullin e tretë rresht, trajneri katalan ka lënë të kuptohet se vendimi që do të marrë do të jetë surprizues dhe mund të vijë menjëherë pas finales së Champions League me Interin.

“Fillimisht duhet ta fitojmë titullin dhe më pas më pyesni se çfarë do të bëj pas kësaj”, tha Guardiola përpara ndeshjes Nottingham Forest-Arsenal kur City nuk ishte shpallur ende kampion.

Mesazh kriptik i trajnerit spanjoll, i cili do të luajë në datën 3 edhe finalen e FA Cup kundër Manchester United.