Përmendi shqiptarët si vrasës, dënohet me 7 vite burg ish-bashkëshortja e kapitenit të Romës

7 vite heqje lirie. Ky është vendimi që ka marrë gjykata për Tamara Pisnolli-n, e akuzuar për zhvatje dhe rrëmbim të sipërmarrësit Antonello Ieffi, ish i fejuari i Manuella Arcuri-t.

9 vite nga arrestimi fillestar, Tamara Pisnoli është dënuar nga të gjitha shkallët dhe tashmë duhet të vuajë pas hekurave pasi rezultoi fajtore për akuzat e kërcënimit, zhvatjes, dhunimit dhe pengmarrjes.

Ajo investoi 84 mijë euro në një sistem fotovoltaik por pasi investimi dështoi ajo i kërkoi njeriut që ia propozoi 200 mijë euro. Pasi nuk e mori shumën, ajo e kërcënoi duke i thënë: “E di sa mund të paguaj një shqiptar për të të vrarë? 10 mijë euro”. Më pas shtetasi italian Antonello Ieffi u dhunua fizikisht nga dy persona, të cilët e lanë të shtrirë në rrugë.