Sherri i mori jetën 15 vjeçarit në Gramsh, familjarët të tronditur nga ngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 15:56
Një sherr me thika mes të rinjve në Gramsh i mori jetën një 15 vjeçari. Fatjon Bici ndërroi jetë ndërsa kushëriri i tij Marko Liçi 15 vjeç mbeti i plagosur pas sherrit me 4 djem të tjerë.
Në redaksinë e Ora News kanë mbërritur pamjet nga spitali ku është dërguar trupi i pajetë e të riut dhe kushëriri i tij i plagosur.
Në ambjentet e jashtme të spitalit janë mbledhur familjarë të viktimës e të plagosurit të tronditur nga ngjarja e rëndë.
