Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit detar për shkak të motit të keq.

Në një njoftimin për mediat thuhet se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 11-17 maj duke filluar nga ora 08:00  e ditë së sotme në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra është ndaluar dhënia e leje- nisjes gjatë datave 16-17 maj duke filluar nga ora 08:00  e kësaj të marte për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës u kërkohet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 16-17.05.2023

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 16:00 të ditës së mërkurë, 17 maj.