Shi e furtunë në Shqipëri, me 16 dhe 17 maj priten reshje në të gjithë vendin

Gjatë së martës dhe së mërkurës vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e e shiut dhe temperaturat e ulëta në pothuajse të gjithë territorin. Ndërkohë në det është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë së martës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura shoqëruar me reshje të herëpasherëshme shiu, të cilat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar.

Pasdite parashikohet pakësim i vranësirave ndërsa reshjet do të mbeten prezente në veri me intensitet deri mesatar dhe reshje lokale me intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Sipas Meteroalb, era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek, ndërsa pergjate vijes bregdetare fiton shpejtësi 13-19 m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që autoritetet të ndalojnë daljen në det të hapur të anijeve të vogla.

Në një njoftim për media, autoritetet bëjnë me dije se tragetet e linjës do të vijojnë punën normalisht.

Sipas Drejtorisë Detare ndalesa për mjetet e vogla do të jetë me datën 16 dhe 17 maj.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Temperaturat parashikohen:

Shi e furtunë në Shqipëri, me 16 dhe 17 maj priten reshje në