Aksident në Librazhd, makina bie në humnerë, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.

Raportohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

"Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, shtetasi A. L., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar 20-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.