Vlorë, vodhi disa sende me vlerë në banesën e motrës, arrestohet 39-vjeçari nga Lezha  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç.

Shtetasi nga Lezha, sipas policisë dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.  

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.