U vetëplagos me armën e shërbimit, polici në gjendje të rëndë tek Trauma. Telefonoi të bijën për ta çuar në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 19:16
Një efektiv policie është vetëplagosur kete pasdite me armën e shërbimit në Tiranë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ai po merrte shërbimin, teksa sapo ka parkuar makinën është shkrepur arma duke e plagosur me një plumb sipër zemrës. Menjëherë Shkëlqim Haxhimali, 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) ka telefonuar vajzën e tij duke i thënë se ishte gjëndje të rëndë.
Ka qënë vajza e tij e cila e ka dërguar në spitalin e Traumës.
Momentalisht bëhet me dije se ai është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në reanimacion.
