Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shoqërohen 4 adoleshentë, i plagosur edhe një i ri tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 15:16
Lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh ku u vra një 15-vjeçar, Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin).
Grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. C., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’, ku pas sherrit ka humbur jetën një i riu në klasën e nëntë.
Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.
