Plagosje në Tiranë, dyshohet se punonjësi i policisë qëlloi veten me armë/ EMRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 18:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë pranë Pediatrisë.
Dyshohet se ka mbetur i plagosur një punonjës policie, i cili sipas infomacioneve të para ka qëlluar veten.
"Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Shkëlqim Haxhimali, 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore." - njofton policia.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
