Digjet shkolla në Fratar të Mallakastrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 16:13
Është djegur nga flakët shkolla në Fratar të Mallakastrës.
Zjarr pa përfshirë gjithë goditën ndërsa shtëllunga të mëdha tymi janë parë në të gjithë fshatin.
"Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën "Hajredin Fratari" në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
