Elton Arbana i PS fiton bashkinë e Shijakut, fiton me dyfishin e votave ndaj Rezart Tushës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 18:08
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shijakut Elton Arbana, fiton mandatin e kryetarit të bashkisë me diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë.
Sipas KQZ-së, kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut Elton Arbana mori 66.31% ose 8079 vota kundrejt kandidati të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha, i cili mori 33.69% ose 4104 vota.
Shijaku kishte 54 qendra votimi, me 18469 zgjedhës në listë, ku morën pjesë 12575 zgjedhës.

