"Përmbyset" Shkodra/ Numërohen 36 kuti nga 247, kryeson kandidati i PS-së me 1851 vota

Nis procesi i numërimit edhe në Shkodër, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 36 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 5104 vota, ose 61.07 %.

Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 3253 vota ose  38.93 %.