Shkodër, numërohen 8 kuti nga 247/ Kryeson kandidati i Partisë Socialiste me 427 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 02:35
Nis procesi i numërimit edhe në Shkodër, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 8 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 1059 vota, ose 62.63 %.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 632 vota ose 37.37%.
Pak minuta më parë, në KZAZ 2, është paraqitur dhe kandidati i PS-së Benet Beci.


