Peqin, numërohen 22 kuti nga 46 në total/ PS në krye, 700 vota diferencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 03:38
Ka nisur procesi i numërimit edhe në Peqin, ku nga 46 kuti në total, deri më tani janë numëruar 22 kuti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Bukurosh Maçi ka marrë deri më tani 2848 vota, ose 57.01 %.
Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Mustafa Pashja ka marrë 2148 vota ose 42.99 %.

