Sarandë, kutitë e para/ Partia Socialiste kryeson me 146 vota nga vendi i dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 02:28
Vijon procesi i numërimit edhe në Sarandë, ku nga 52 kuti në total, deri më tani janë numëruar 5.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Oltion Çaçi, ka marrë deri më tani 703 vota, ose 48.68 %.
Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Ardit Çikuli, ka marrë 557 vota, Skënder Muço i Partisë Demokratike ka marrë 63 vota.
Nga ana tjetër kandidati i pavarur, Gjergj Mërkuri ka marrë 121 vota.


