Numërohen 2 kuti në Bashkinë Shkodër, kryeson Beci, BF fiton në dy bashki, në 2 të tjera ende s'ka nisur numërimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 01:54
Në Qarkun e Shkodrës ka nisur numërimi i votimit në bashkinë shumë të pritur të Shkodrës.
Nga numërimi i dy kutive të para nga 247 kuti në total, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me mbi 61% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia me 39%.
Në Bashkinë e Pukës janë numëruar 3 kuti nga 20 gjithsej dhe udhëheq kandidati i ‘Bashkë Fuitojmë’ Rroc Dodaj me 54% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj me 46%.
Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 5 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i bashkë fitojmë Hilë Curri me gati 60%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 40%.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës ende nuk është numëruar asnjë kuti.



