Numërimi vijon/ Sako kryeson ndaj Igli Carës në Bashkinë e Durrësit! PS kryeson edhe në Shijak dhe Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 04:10
Në Bashkinë e Durrësit kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 59 % të votave përkundrej 41% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.




Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 2 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 86.6% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha nuk i kalon 13.4%.
Në Bashkinë e Krujës, socialisti Artur Bushi ka arritur të sigurojë 63% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka ka siguruar vetëm 37 % të votave.
