Vijon numërimi i votave në Finiq, PD merr kryesimin në bashkinë e parë në vend

Vijon procesi i numërimit edhe në Finiq, ku nga 50 kuti në total, deri më tani janë numëruar 4.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PD, Leonidha Papa 378 vota, duke sjellë kështu kryesimin e parë për logon e PD në një bashki që nga nisja e numërimit.

Sakaq, Leonidha Hristo nga BF ka marre 268 vota dhe Romeo Çakuli i Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 350 vota.