Hapen 140 nga 941 kuti/ PS kryeson në Tiranë, ndiqet nga Këlliçi, Bejko në garë me Qorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 03:36
Ka nisur procesi i numërimit edhe në Tiranë, ku nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 140 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 21721 vota, ose 55.05%.
Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 13555 vota ose 33.59 %.
Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 1979 vota, Roland Bejko i PD-së me 1778 vota.
Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 248 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 265 vota.


