Supriza në Tropojë, kryeson socialisti Byberi, në Has udhëheq kandidati i BF! Në Kukës barazim

Në Qarkun Kukës kemi një rezultat nga Bashkia e Hasit.

Nga 5 kutitë para që ka dalë rezultati është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që kryeson me 52.28% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 47.72% të votave.

Ndërkohë që në Tropojë janë numëruar 3 kuti nga 38 në Tropojë dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson bindshëm me mbi 60%, ndërkohë që vetëm 40 ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj.

Në Kukës gara duket interesante, pasi Safet Gjici i PS-së ka marrë 48% të votave, Admir Sinamati i BF 47 %
dhe Abedin Oruçi 6% të votave.