Inter zgjedh trajnerin për sezonin e ri, presidenti kërkon titullin

Çfarëdo që të ndodhë në këtë sezon, tashmë Inzaghi e ka fituar minimalisht edhe një vit me Interin. Paraqitjet e javëve të fundit me 5 fitore rresht dhe me një hap në finalen e Champions League e kanë bindur klubin zikaltër të bëjë një hap pas duke rimenduar vendimin për të mos ndryshuar drejtim në stol.

Të pakënaqur deri në fillim të prillit, Beppe Marotta dhe presidenti Zhang e kishin prerë biletën e ish-trajnerit të Lazios por sot Interi duket se ka ndryshuar si me magji dhe është shumë pranë arritjes së objektivave.

Rikonfirmimin e tij në detyrë e theksoi drejtori sportiv zikaltër pak orë pas ndeshjes me Milanin ku Interi fitoi 2-0, ndërsa tashmë palët kanë nisur bisedimet për skuadrën e re që do të garojë edhe sezonin e ardhshëm me objektiv kryesor titullin kampion në Itali.