Man. United e kishte në dorë Halaand për vetëm 5 milionë euro por vendosi ta refuzonte

Ole Gunar Solskjaer zbulon një detaj interesant në lidhje me Manchester United, klubin që drejtoi për disa kohë dhe ku u bë i famshëm si lojtar profesionist. Ish-mesfushori norvegjez kthehet pas në kohë kur punonte si trajner në Norvegji dhe i rekomandoi Manchester United të blinte kartonin e Erling Halaand, por drejtuesit e klubit të kuq vendosën të mos i shpenzonin 5 milionë euro për sulmuesin e Manchester City që sot po thyen çdo rekord të mundshëm.
Kur Halaand luante për Molden, Solaskjaer vuri re cilësitë e tij dhe bisedoi duke e bindur që të shkonte në Angli por nga ishulli mori përgjigje negative dhe më pas ishte Salzburg që vendosi ta transferonte. Kjo ndodhi vetëm 5 vite më parë kur Halaand luante nën drejtimin e Solskjaer.
“I telefonova ata rreth 6 muaj përpara se të ulesha në stolin e United dhe ju kërkova që të paguanin vetëm 5 milionë por nuk më dëgjuan”, thekson Solskjaer.
Sot kartoni i Erling Halaand vlen të paktën 200 milionë ndërsa në sezonin e parë me Man. City ka shënuar plor 51 gola.
