AEK-PAOK në Shqipëri? Oferta e FSHF për federatën greke, ndryshon datën e derbit të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 12:56

Ndeshja derbi e datës 17 maj me Tiranës dhe Partizanit mund të luhet edhe në 16. Kjo është oferta më e fundit që ka bërë FSHF në adresë të federatës greke që kërkon të organizojë finalen e kupës jashtë vendit për shkak të problemeve me rendin dhe sigurinë.
Sipas federatës tonë, AEK-PAOK mund ta luajnë finalen e tyre në datën 19 maj në “Air Albania Stadium”. Tashmë vendimi i takon palës greke që ka në tryezë edhe alternativat e Beogradit dhe Bukureshtit.
Organizimi i një sfide të tillë do të ishte një tjetër sipërmarrje e madhe për autoritetet në vendin tonë pasi tifozët e skuadrës nga Selaniku dhe ata të verdhezinjve nga Athina kanë një historik të “lavdishëm” dhune.
